Durrës/ ALUIZNI nuk do të legalizojë ndërtimet mbi kolektor

0
160
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në territorin e bashkisë së Durrësit, 30 objekte të ndërtuara mbi kolektorët e ujërave të larta janë përjashtuar nga procesi i legalizimit nga ALUIZNI duke i hapur kështu rrugën vendimeve për t’i prishur.

Arben Isaku“Ne do zbatojmë pjesën e ligjit, siç bëjmë për të gjitha aplikimet dhe nëse do të duhet, do gjejmë një zgjidhje ligjore pastaj, për ata qytetarë, sepse në vendet ku ndërtohet sipër kolektorit që thoni ju, nuk mund të procedojmë me legalizimet. Ne kemi patur raste, por kanë qenë raste sporadike, me skualifikime.”

3000 dosje legalizimi janë përfunduar gjatë vitit që po lënë pas nga Drejtoria e ALUIZNIT në Durrës.

Drejtori Arben Isaku ka thënë  se puna do të vazhdojë me orare të zgjatura gjatë ditëve të fundvitit për shkak të ardhjes së emigrantëve.

Arben Isaku“Siç bëmë edhe gjatë periudhës së gushtit, edhe tani, me ardhjen e emigrantëve që vijnë për festa, ne rrimë deri vonë, punojmë. U kemi thënë edhe personave që vijnë, që nuk është nevoja që të rrini ju, por caktoni dikë, një familjar, që ne të bëjmë të mundur mbylljen e proçesit në kohë reale.”

Në zonën A të Durrësit nuk do të legalizohet asnjë ndërtim pa leje, ndërsa në atë B, rastet shqyrtohen në mënyrë të veçantë.

 

Zjarr Tv Ad