Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Mbrëmjen e së dielës një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në katin e 9 të një pallati në Durrës.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.
Për shkak të lartësisë së madhe, forcat zjarrfikëse e kishin të pamundur të ndërhynin në kohë, duke bërë që zjarri të përhapej edhe tek banesat e tjera.
Mësohet se shaku i rënies zë zjarrit ishte dysheku me ngrohje që dispononte familja.
Disa banorë u evakuan, ku një fëmijë dhe një 30 vjeçar u dërguan në spitalin e Durrësit në gjendje asfiksie.
Sipas informacioneve në vendin e ngjarjes shkuan 4 autoambulanca dhe 2 mjete të repartit zjarrfikës.
Raportohet se në spital u dërguan dhe dhjetëra banorë të tjerë, ndërsa ende nuk dihet nësë ka të lënduar në njerëz.