Durrës, dy vëllezër plagosin me thikë një person

0
1066
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy vëllezër në Durrës kanë plagosur me thikë një person.

Paraditen e sotme, rreth orës 10:00, në Shënavlash, tek tregu i makinave dy vëllezër kanë goditur me thikë 23- vjeçarin B.L., banues në Sallmone të Shijakut.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Durrësit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Efektivët e policisë, në sajë të ndërhyrjes së shpejtë kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, konkretisht E. C., 17 vjeç dhe A.C., 15 vjeç, banues në Durrës.

Nga të dhënat paraprake  mësohet se 17- vjeçari punonte herë pas here për larjen e makinave te tregu i automjeteve. 23- vjeçari i plagosur merrej me shitjen e makinave dhe dyshohet se një debat i momentit për motive ende të pasqaruara ka çuar në plagosjen e ditës së sotme.

Ndërkohë uniformat blu të sinjalizuara për çka ndodhi, shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Efektivët e policisë mblodhën provat materiale dhe pyetën dëshmitarët me qëllim zbardhjen e ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i thikës.

Zjarr Tv Ad