Durrës/ Helmohen disa gra të një fasonerie, dërgohen menjëherë në urgjencë

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rreth dhjetë punonjëse të një rrobaqepsie në qytetin e Durrësit raportohet se janë helmuar.

Nga të dhënat e para mësohet se punonjëset janë  paraqitur tek urgjenca e spitalit të Durrësit ku janë konstatuar shenja helmimi

Dyshohet se shkak është bërë rrjedhja e gazit të një kondicioneri.

Ky rast nuk është i izoluar.

Me 24 nëntor të vitit të kaluar, 40 punonjëse të një rrobaqepësie pësuan helmim dhe policia njoftoi se shkak ishte bërë po ashtu rrjedhja e gazit të kondicionerëve.

Nuk është rasti i parë që punonjëse të rrobaqepësive përfundojnë në spital.

Zjarr Tv Ad