Durrës/ I morën peng djalin, shoqërohen 9 persona

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Biznesmeni nga Durrësi, që merret me transport mallrash u grabit mbrëmjen e djeshme në Durrës, në afërsi të Gjykatës së Apelit. Burime sqarojnë se ngjarja e djeshme është kryer nga i njëjti grup që ka kryer edhe grabitjen e një muaji më parë në Shkozet, ku u vodhën rreth 7.5 milionë lekë nga një makinë e cila po transportonte paratë e Drejtorisë së Patentave.

Mësohet se në komisariatin e Durrësit kanë mbërritur specialistë nga Tirana dhe njësi të Forcave Speciale që kanë shoqëruar 9 persona. Pasi janë marrë në pyetje, ata janë lënë të lirë, ndërkohë që nuk ka asnjë gjurmë të grabitësve. Policia dyshon se grupi i grabitësve nuk është nga Durrësi, por shkon në qytetin bregdetar për të kryer grabitjet dhe më pas largohen duke vështirësuar zbulimin e tyre.

Ditën e djeshme, biznesmeni Elton Kelmendi, u lidh bashkë me gruan e tij, ndërkohë që për disa minuta 3 autorët e grabitjes i morën peng djali dhe e kërcënuan që të tregonte për vendin se ku ishin fshehur paratë. 3 grabitësit arritën të merrnin afro 11 mijë euro. Ende nuk ka asnjë të arrestuar si për ngjarjen e një muaji qoftë edhe për grabitjen e djeshme.

Zjarr Tv Ad