Durrës/ Kapen 5 kg heroinë, vihen në pranga 4 persona

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Durrësit ditën e sotme ka vënë në pranga 4 persona pasi trafikonin droga të forta.

Gjatë operacionit të koduar “Vollga” janë sekuestruar 5 kg heroinë, një sasi monetare, 3 automjete dhe disa telefona celularë.

Mësohet se në pranga kanë përfunduar shtetasit me iniciale B.D, A.T dhe N.M.

Gjithashtu u ekzekutua urdhri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për ndalimin e shtetasit me iniciale A.R.

Njoftimi i Policisë

Operacioni “Vollga”, goditet një grup që ushtronte aktivitetin kriminal në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Sekuestrohen lëndë narkotike, vlera monetare, automjete dhe aparate celularë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale kanë finalizuar operacionin e koduar “Vollga”.

Në kuadër të këtij operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas: B.D., A.T, dhe N.M. U ekzekutua gjithashtu, urdhri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për ndalimin e shtetasit A. R.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në PSH, pas ndjekjes dhe mbajtjes nën vëzhgim, kapën në flagrancë në Tiranë 3 shtetasit me rreth 5 kg të dyshuar heroinë, si dhe sasi monetare, 3 automjete e disa telefona.

Vijon puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

 

Zjarr Tv Ad