Dy të rinj u arrestuan në Durrës në tentativë për të trafikuar armë dhe municione luftarake.
Kevin Mburimi 18 vjeç, dhe Rei Hodo 22 vjeç, të dy banues në qytetin bregdetar u vunë në pranga në kuadër të operacionit të koduar ” Guns 18″.
Policia finalizoi operacionin në kohën kur dy të rinjtë qarkullonin me këtë makinë (shikoni videon).
Brenda mjetit u gjetën dy automatikë, një pistoletë tip ” Blou”Mini; 2 krehera, 25 fishekë dhe një përdorues grushti.
Policia thotë se dy të rinjtë ishin nën hetim prej dy muajsh për këtë veprimtari.
Hetimet janë zgjeruar për të zbuluar blerësit e armëve të zjarrit, sikurse edhe analizimin nësë janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura në Durrës apo qytete të tjera.
Ndërkohë, një i ri në Fier ka rënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit “Ndëshkimi i të fortëve”.
I arrestuari është Alban Urlateanu, 24 vjeç, banues në Patos, që sipas policisë fshihej pas mbiemrit e gruas rumune
Gjatë kontrollit të ushtuar në automjetin e tij tip ‘Benz’, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoletë, 2 krehra dhe 2 fishekë.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në Patos, i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Policia vijon kontrollet befasishme në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme për kapjen e personave në kërkim.