Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Në qytetin e Durrësit një dyqan ka rënë pre e një akti vjedhjeje.
Raportohet se ngjarja ndodhi gjatë natës në lagjen nr.6, ku persona ende të paidentifikuar nga policia pasi sharruan qepenin e dyqanit qe tregtonte bulmet, thyen edhe bravën e derës duke vjedhur paratë e xhiros që gjendeshin në arkë.
Mësohet se vjedhja u konstatua në mëngjes nga pronarët e dyqanit të cilët sinjalizuan edhe policinë.
Dyqani gjendësh pak metra larg nga Mazoleumi i Dëshmorëve, rrugës që vijon për te godina e policisë.