Durrës/ Pas aksidentit me dy viktima, banorët protestojnë për mungesë sinjalistike

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e Durrësit u ngritën sërish në protestë pas aksidentit të rëndë që ndodhi ditën e shtunë.

Ata protestuan për mungesën e sinjalistikës në rrugën “Vëllazërimi”.

Të revoltuar, banorët kërkuan vendosjen e sinjalistikës dhe ndriçimit, pasi në këtë rrugë ndodhen shumë banesa.

Rruga “Vëllazërimi”, në të dy krahët e saj është e mbushur me shtëpi banimi dhe biznese të ndryshme.

Mësohet se dy gra, vjehrrë e nuse humbën jetën teksa u përplasën nga një makinë në zonën e ish-Kënetës.

Sipas burimeve të policisë, mjeti tip BMW drejtohej nga një i ri 22-vjeçar që lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Dy gratë u përplasën sapo zbritën nga autobusi i linjës Durrës-Plepa.

 

Zjarr Tv Ad