Durrës, plagosi me kaçavidë shokun, në pranga 17 vjeçari

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 17 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi plagosi me kaçavidë një person tjetër. Ngjarja ndodhi ditëne e sotme në Durrës në lagjen nr. 13 ku pas një konflikti të çastit, shtetasi me iniciale A.M., 17 vjeç goditi me kaçavidë në krah një 31 vjeçar. Ky i fundit u shoqërua për në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin: “A. M., 17 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (kaçavidë), në pjesën e krahut, shtetasin D. V., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve” – njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad