Durrës: Sekuestrohen 545 celularë kontrabandë dhe mbi 100 mijë euro cash

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lajm i përditësuar- Plot 25 pako me 545 celularë kontrabandë, 2 kondicionerë, goma kamioni dhe automjeti, si dhe pako me veshje të ndryshme janë sekuestruar në portin e Durrësit dje, 28 korrik 2020. Gjithashtu strukturat e Administratës Doganore në bashkëpunim me Policinë bllokuan dhe 30000 paund dhe 78730 euro cash. Pakot me celularë u gjetën pas kontrollit të policisë së portit të Durrësit mëngjesin e sotëm. Autobusi drejtohej nga shtetasi i identifikuar me inicialet I.F, 41 vjeç, banues në Vlorë. Mallrat vinin nga Italia me një autobus udhëtarësh në drejtim të Shqipërisë, dhe sasia e celulareve dhe Cash-it nuk ishte deklaruar. Strukturat Doganore dhe Policia po vazhdojnë procedurat për hetime të mëtejshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Zjarr Tv Ad