Durrës: Të shtëna me armë zjarri pranë hotelit, 3 të shoqëruar në komisariat, në kërkim autori

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme (2 korrik) në lagjen numër 13 të Durrësit. Mësohet se pas një konflikti të çastit, një person ka qëlluar në ajër. ”Më datë 02.07.2020, rreth orës 16:30, në lagjen nr.13, Durrës,  pas një konflikti të çastit,  shtetasi A.S dyshohet se ka  qëlluar  në ajër me  armë zjarri”, informon policia. Sipas burimeve nga vendngjarja, 4 persona janë përfshirë në konflikt në afërsi të një hoteli tek ‘Ura e Dajlanit”.  Tre persona janë shoqëruar nga policia dhe është shpallur në kërkim Alvaro S. i cili ka qëlluar në ajër. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Ndërkohë janë shoqëruar në Polici  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, disa persona që dyshohet se janë përfshirë në konflikt.

Zjarr Tv Ad