Durrësi mbulohet nga plehrat, banorët e zonës të shqetësuar: Na kanë sjellë sëmundje, askush nuk vjen t’i pastrojë!

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Plehrat janë kthyer në një problem shqetësues për qytetarët në Durrës.

Për më shumë se 3 dekada kanali i ujëra të zeza në lagjen “Vllazërimi” vazhdon të jetë problem i ndotjes mjedisore pasi askush nga autoritetet vendore nuk e pastron. Janë rreth 45 mijë banorë të kësaj zone që shprehin shqetësimin e tyre për këtë “krim” mjedisor.

“Problem i madh kanali me plehra, gjitha të zezat. Na ka shkaktuar probleme me shëndetin, mbeturinat na kanë futur sëmundjen më keq sesa virusi. Kanalin asnjëherë nuk vijnë ta pastrojnë. Ka shtëpia që janë afër aty janë keq, njerëzit këtu kalojnë me maskë nga aroma e keqe”, u shpreh i moshuari.

“Këta pastrojnë koshat por nuk pastrojnë aty ku duhet, që kur ka filluar demokracia deri më sot kështu kanë qenë plehrat këtu. Sa herë bëhen votimet ka premtime por kështu ka ngelur e njëjta situatë, jemi penduar që kemi ardhur por të kthehemi andej nga ishim”, tha një banor tjetër.

Zjarr Tv Ad