Duterte deklaratë të çmendur: Jeni budallenj, kurrë s’do gjykohem

0
5

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka bërë tjetër deklaratë të “çmendur” përpara qytetarëve filipinas.

Ai tha se të gjithë ata që mendojnë se do ta shohin ndonjë ditë në gjyq ndërkombëtar për luftën që po i bën drogës, janë budallenj. “Ju jeni të çmendur. Kurrë nuk do të më shihni në ndonjë gjyq ndërkombëtar për luftën që po i bëj trafikut të drogës në vend.

Unë jam nga ky vend. Filipinet ka gjykatat e veta. Ju jeni duke menduar se do të më çojnë në gjykatë ndërkombëtare që të më gjykojnë. Kush mendon kështu është budalla”, tha ai.

Kundërshtarët politikë të Dutertes thonë se ai ka marrë revansh të paparë politik, duke kontrolluar policinë dhe gjykatat dhe ndaj shanset që të mund të gjykohet për luftën e ashpër e gjakësore ndaj trafikantëve janë të pakta.

Duterte 74 vjeç më herët kishte deklaruar se është i përkushtuar ndaj luftës të trafikut të drogës aq shumë, sa pranonte të shkonte edhe në gjyq ndërkombëtar në Hagë. Një prokuror i Gjykatës së Hagës ka deklaruar më 2018 se një hetim i pavarur ndërkombëtar ka nisur për vrasjet masive që bëhen në Filipine ndaj trafikantëve të lëndëve narkotike.