Dy Astritët e Shijakut që do vetëdeklarojnë pasurinë

0
151
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar dy shtetasve nga Shijaku formularin e vetëdeklarimit të pasurisve. Duhet të vërtetojnë pasurinë:

Astrit Balliu banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Astrit Keçi  banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Pisas, Itali, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”;

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Kush eshte Astrit Balliu?

Astrit Balliu është një ndër të arrestuarit në kuadër të operacionit “Volvo” që u ndërmor në tetor 2018 dhe I konsideruar si një prej të fortëve të Shijakut. Njihet dhe si Avdyli, Sulejmani apo me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku. Astrit Keçi u arrestua në maj të vitit 2018 me qellim ekstradimin drejt Italise pasi akuzohet si pjesë e grupit “Keçi”  që merrej me trafik heroine e kokaine nga vendet ballkanike drejt Europës. Droga trafikohej përmes territorit italian duke përdorur pikat kufitare në rajonin e Friuli Venecia Giulia

Zjarr Tv Ad