Ish-deputeti Myslym Murrrizi ka ironizuar “pakon e madhe”, të mbështetjes për përballimin e inflacionit të luftës, që ka miratuar Qeveria këtë fundvit për familjet në nëvojë dhe për disa kategori punonjësish.
Përmes një postimi në Facebook, Murrizi shkruan se sipas tij “pako e madhe” kënaq vetëm elektoratin e Partisë Socialiste. Sipas Murrizit “kjo është tallje njëlloj si tallja që ju është bërë pensionistëve me “ rritjen” e pensionit me 600 lekë të reja për 9 vjet ose 70 lekë në vit ose dy brisqe big në vit”.
Postimi i plotë i Murrizit:
Pako e “ madhe” e Rames per 1 milion Shqiptare me nga 80-100 dollare per sejcilin pas 10 vitesh ne pushtet kater muaj para zgjedhjeve, mund te “ kenaq” vetem kete kategori “ elektorati” te ps.
695 mij pensioniste +71 mij persona me aftesi te kufizuar +57300 familje me ndihme ekonomike do te marin nga 70 euro ose 8000 leke te reja.
Ndersa 83 mij punonjes te administrates qendrore dhe 92 mij punonjes te administrates lokale ( punonjesit e 61 bashkive) do te marin nga 100 deri ne 160 euro
E gjithe kjo pako e “ madhe” qe po trumbetohet sikur po shpeton Shqiptaret nga fukaralliku nuk shkon me shume se 80-100 milion euro.
Nderkohe Shqiptaret paguajne taksa ne vit rreth 4,5 miliard euro ne vit dhe per 10 vjet i kane paguar qeverise rama mbi 40 miliard euro taksa.
Vetem Begeti i ka mare Shqiptareve 130 milion euro demshperblim per kapriçot e rames.
Mbi 500 milion euro ne total eshte fatura qe Shqiptaret paguajne arrogancen e qeverise nga gjyqet e humbura ne Strasburg.
Sikur tu kishe futur brenda pakos se “ madhe” nga 1 liter vaj ulliri per 1 milion qytetare,do kishe ndihmuar fermeret dhe do kishe ftilluar nga trute e kokes ministreshen e bujqesise Krfica qe te mos shante me fermeret pse kane mbjelle rreth 10 milion rrenje ulli.
Kjo tallje eshte njelloj si tallja qe ju eshte bere pensionisteve me “ rritjen” e pensionit me 600 leke te reja per 9 vjet ose 70 leke ne vit ose dy brisqe big ne vit.
Nese Qytetaret kenaqen me lemoshe te tille pas 10 vitesh pushtet hajduterie, arrogance, harbuterie, atehere rama dhe qeveria ka te drejte ti quaj thjeshte frymore.