Dy deputetë të opozitës së re kundër shkarkimit të Presidentit

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një pjesë e deputetëve të opozitës së re kanë deklaruar se janë kundër mocionit të mazhorancës që kërkon shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Lefter Maliqi tha se dhe 5 deputetë të PS do të votojnë kundër, ndërsa Fatjona Dhimitri u shpreh se akti i Presidentit është kushtetues.

Mocioni i mazhorancës ndaj presidentit Ilir Meta nuk do të marrë votat e të gjithë deputetëve të parlamentit. Një pjesë e deputetëve të opozitës së re kanë deklaruar se do të votojnë kundër këtij shkarkimi. Lefter Maliqi shprehet se vota kundër do të ketë dhe mes Partisë Socialiste,  ndërsa mocionin e mazhorancës e cilësoi një marrëzi.

Lefter Maliqi: Edhe sot te Komisioni i Suigurisë Kombëtare një qetësi absolute, e kanë mendjen te kjo marrëzi e fundit e mazhorancës të cilët këkrojnë me një rezolutë tip mocioni të shkarkojnë Presidentin, gjë që nuk do të ndodhë. Propozimi dhe nëse votohet me 94 vota që jam i bindur që nuk do të votohet. Janë mbi 5 deputetë të PS që nuk do të votojnë shkarkimin e Presidentit. Ndërkohë që janë dhe pjesa më e madhe e deputetëve të opozitës nga kontaktet e mia që nuk votojnë shkarkimin e Presidentit pavarësisht nga lëvizjet e fundit që po bën mazhoranca për të kapur deputetët e opozitës së re por edhe ata që dyshohen me shenja pikësimi. Do të kërkoj të jem vetë në Komision. Dje dhe sot është ditë e qetë për gjithë shqiptarët dhe socialistët e ndershëm. 

Në të njëjtën linjë ishte dhe kryetarja e Komisionit të Medias Fatjona Dhimitri, e dalë nga lista e PD, e cila shtoi se shkarkimi i Metës u diskutua dhe gjatë konferencës së kryetarëve.

Fatjona Dhimitri:  Personalisht shprehem kundra mocionit pwr debat, sepse mendoj se nuk ka vend pwr debat lidhur me dekretin e Presidentit. Mendoj se dekreti nuk wshtw antikushtetues.

Përmes një statusi në facebook, edhe deputeti Ralf Gjoni shkruan se do të votojë kundër shkarkimit të presidentit, por nënvizon se vota e tij mbetet e kushtëzuar me ndryshimin  e reformës zgjedhore.

 

Zjarr Tv Ad