Dy ditë larg zgjedhjeve, ambasadori gjerman thirrje të rinjve shqiptarë: Votoni kandidatin me integritet, refuzoni manipulimin

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf, dy ditë larg nga zgjedhjet vendore i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që t’i drejtohen kutive të votimit më 14 Maj.

Zingraf ka pasur një thirrje të veçantë për të rinjtë, të cilëve u kërkon që të informohen të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë kandidatin me integritet. Gjithashtu, ai u kërkon që të refuzojnë të gjitha përpjekjet për manipulim dhe mungesë të transparencës.

Ndër të tjera, ambasadori ka theksuar se Gjermania do të vazhdojë ta shqoërojë Shqipërinë si një partner të fuqishëm në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

“Zgjedhjet vendore ditën e diel janë jo vetëm një gur kilometrazhi i rëndësishëm për vetë Shqipërinë, por edhe një tregues për progresin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Me votën tuaj ju mund t’i jepni formë të ardhmes së Shqipërisë dhe të forconi më tej demokracinë e saj. Për këtë qëllim zgjedhjet duhet të jenë të drejta dhe transparente – kjo përbën bazën e demokracisë.

Ndaj dua t’u them në mënyrë të veçantë të rinjve në vend:

Informohuni, shkoni në zgjedhje, merrni pjesë në procesin demokratik, jepuani votën tuaj kandidatëve me integritet, refuzoni të gjitha përpjekjet për manipulim dhe mungesë transparence.

Gjermania do të vazhdojë ta shoqërojë Shqipërinë si një partner i fuqishëm në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, shkruan ambasadori.

Zjarr Tv Ad