Dy ditë para Kuvendit të Berishës, SHBA vihet në lëvizje, Escobar vjen në Tiranë, në agjendë takime me Bashën dhe Ramën

0
287
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, pritet që më datën 9 dhjetor të vizitoë Shqipërinë.

Në agjendën e zyrtarit të lartë amerikan është parashikuar takim me kreun e qeverisë Rama por edhe me kryedemokratin Lulzim Basha, i cili gjithashtu ka thirrur kuvendin e tij me 18 Dhjetor.

Kjo vizitë e tij vjen vetëm 2 ditë para Kuvendit të mbledhur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Kujtojmë se disa dit më parë ai përmes një reagimi i mëshoi faktit se korrupsioni në vendet e Ballkanit perëndimor do të vijojë të ketë sanksione nga SHBA.

Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë Hercegovinë dhe në Mal të zi.

Zjarr Tv Ad