Dy fatkeqësi brenda pak minutash, ndërrojnë jetë dy të moshuar në Tiranë pasi ranë nga lartësia

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy fatkeqësi janë regjistruar mesditën e sotme ne kryeqytet, teksa dy të moshuar kanë humbur jetën pasi ranë nga lartësia.

Një 77 vjeçar me inicialet V.K, ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi ka rënë nga lartësia në rrugën “Muhamed Gjollesha” në kryeqytet.

Një tjetër incident është regjistruar në rrugën “Mustafa Maci”, ku një tjetër i moshuar, shtetasi me inicialet L.K., 65 vjec, ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe ka ndërruar jetë. Ai dyshohet se vuante nga depresioni.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

  • Më datë 19.09.2021, rreth orës 14:00, në rrugën “Mustafa Maçi”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi L. K., 65 vjeç. Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas kurohej nga depresioni.
  • Më datë 19.09.2021, rreth orës 14:10, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi V. K., 77 vjeç.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

Zjarr Tv Ad