Motër e vëlla bien në liqen teksa luanin, thyhet akulli, mbytet i mituri

0
775
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në liqenin e Kasharit në Tiranë, ku një 12 vjeçar ka humbur jetën duke u mbytur pasi ra brenda në liqen teksa u thye akulli.

Ngjarja ka ndodhur në Mzez, në liqenin e Kasharit, ndërsa 12 vjeçari F.Gurakuqi ishte duke luajtur së bashku me motrën e tij 15 vjeçe E.Gurakuqi në liqenin pjesërisht të ngrirë. Akulli me një trashësi të vogël është thyer dhe motër e vëlla kanë përfunduar në ujërat e liqenit.

Fatkeqësisht 12 vjeçari është mbytur, ndërsa motra e tij ka mundur të shpëtojë. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur polumbarët e RENEA-s për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të të miturit nga uji.

Vetëm gjatë ditës së sotme, si pasojë e motit të ftohtë dhe me ngrica kanë humbur jetën 3 persona, duke përfshirë edhe 12 vjeçarin. Një 38 vjeçar u gjet i vdekur në banesën e tij në Pogradec, ndërsa një 40 vjeçar humbi jetën në Fier, pasi po kalonte mbi sipërfaqen e ngrirë të një rezervuari, akulli i të ciklit është thyer dhe ai përfundoi në ujërat e thella të tij.

Zjarr Tv Ad