“Dy fjalë të sinqerta për Bashën”, Flutura Açka-kryedemokratit: “Ndërroni lëkurë” dhe hiqni klishenë e vjetër të politikanit të keq!

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka ka folur sot në Kuvendin Kombëtar të PD, ku u shpreh se partia nuk është për t’u pasuruar dhe më pas të largohesh pa dhënë asnjë farë llogarie, por sipas saj është për të shërbyer.  Në përmbyllje të fjalës së saj, ajo iu drejtua kreut të PD-së, Lulzim Bashës, duke i kërkuar që të heqë klishenë e krijuar se “një politikan hyn i mirë në politikë dhe del i keq”, duke dhënë shembullin e kundërt.

Pjesë nga fjala e Flutuara Açkës:

Në këto muaj më është dashur të përjetoj dy shembje, atë të efektit të Kodit Zgjedhor në zgjedhjet e 25 prillit, dhe shpalljen “non grata” të ish-liderit tonë historik, nga efekti i të cilit sot duket sikur jemi dy palë. Së pari, ne nuk bëmë një analizë të thellë të zgjedhjeve, pasi ngjarjet ndoqën me shpejtësi njëra-tjetrën dhe ende nuk i kemi bluar plotësisht. Në rastin e dytë, me shpalljen “non grata” të Berishës, u thirrën në skenë njerëz me një fjalor anti-demokrat dhe që ngritën një fushatë linçimi. Vetëm pse kam guxuar të them të vërtetën time, që kjo parti duhet të shohë përpara, kam qenë për javë të tëra në një rrebesh fyerjesh, kërcënimesh.

Organizimi i gjyqeve publike me skena që të kujtojnë amfitaetarot e vjetër. Nuk është dëshpërim, por një urrejtje që nuk do ta kisha besuar po të mos e kisha njohur vetë. Madje disa abuzuan me pushtetin. A është kjo demokraci. Partia është strehë e madhe ajo nuk  përdoret për pasuri dhe më pas të braktisësh dhe të mos japësh kurrë llogari, madje duke kërkuar prej saj që të mbulojë me gjethe fiku zullumin tënd. Politika është shërbim dhe jo pasurim, kush fshihet pas përdorimit të posteve, duhet të largohet.

Kam dy fjalë të sinqerta për Zotin basha:  Më vjen mirë që ka ardhur një kohë reflektimi edhe për ju. Ta bëjmë PD vërtet demokratike dhe të krijojmë mundësinë të qarkullojnë elitat. Të amnistojmë çdo keqkuptim të sotëm me një pjesë të rinisë sonë, që e kemi jashtë kësaj salle. E kuptoj hendekun që na është krijuar me bazën dhe kjo është e kuptueshme, por nga nesër ju duhet të ktheheni më shpesh dhe më bindshëm te demokratët. Ata janë duke pritur tua thoni në sy dëshpërimin e tyre. Afrimi më shumë te baza nuk është qasje konservatore, por njerëzore. Ju kërkoj të ndryshoni, të gjeni një X faktor, të ndërroni lëkurë, në politikën shqiptare është krijuar klisheja se një politikan hyn i mirë në politikë, e del i keq, jepni shembullin e kundërt. Ua kërkoj publikisht, hiqeni atë tonik ju i pari.

Zjarr Tv Ad