Dy goditje dhe një “knock-out”

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy herë kampioni i peshave të lehta në Bellater, Douglas Lima e ka dorëzuar titullin në mënyrën më të keqe të mundshme. Britaniku, Michael Venom përfitoi nga një hutim i tij, teksa e hodhi në parket në mënyrën më spektakolare të mundshme.

Një goditje në këmbën mbajtëse mjaftoi për të hedhur në tokë, Lima. Nga kjo situatë përfitoi Venom, i cili shkoi për të goditur sërish kundërshtarin, që nuk kishte fuqi për tu ngritur. U desh ndërhyrja e gjyqtarit të takimit që dueli të mbyllej, duke i dhënë të drejtë Venom që të festonte.

Zjarr Tv Ad