Dy inxhinierë kanë humbur betejën me virusin .Gjendje e rënduar në qytetin e Beratit

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy inxhinierë  në dy institucione të rëndësishme në qytetin e Beratit kanë humbur sot jetën,si pasojë e virusit të rrezikshëm. Inxhinieri i Spitalit Rajonal Berat,55-vjeçari Alfred Lulaj dhe inxhinieri i OSHE-së,60-vjeçari Armand Spathara e kanë humbur betejën në orët e para të mëngjesit të së Hënës. Lulaj dhe Spathara ishin të shtruar prej dy javësh në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë,ku ishin të intubuar. Mësohet se askush prej dy inxhinierëve që humbën jetën nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese. Ata ishin transportuar rreth dy javë më parë nga Spitali i Beratit drejt spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë,në gjendje të rënduar. Pas disa ditësh në intubim,gjendje e tyre është përkeqësuar,ata kanë shfaqur komplikacione dhe kanë ndërruar jetë. 55-vjeçari Alfred Lulaj kishte 10-vjet që punonte si inxhinier në Spitalin Rajonal Berat,ndërkohë që 60-vjeçari Armand Spathara mbante mbi supe një karrierë prej më shumë se 20-vitesh në drejtorinë e OSHEE-së Berat,ku punonte si inxhinier në sekrorin e dispeçerisë. Pas vdekjes së tyre,kanë qënë të shumta mesazhet e ngushëllimit në rrjetet sociale nga miq e kolegë të dy inxhinierëve për familjarët e tyre.Ndërkohë vijon gjendje e rënduar në disa institucione në qytetin e Beratit:

-1 mësuese në shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani”.

-1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Bogdan.

-1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Velabisht.

-1 mësuese në shkollën private “Ylli i Mëngjesit”.

-1 infermiere në Repartin e Pediatrisë në Spitalin e Beratit.

-1 personel administrate në Burgun e Beratit.

-1 polic në DPV Berat.

-2 infermire në Repartin e Kirurgjisë në Berat.

-2 mjekë në Repartin e Urgjencën në Spitalin e Beratit.

-2 punonjës në bashkinë Berat.

-1 polic në Burgun e Berati.

-1 punonjës i administratës së Prokurorisë së Rrethit.

Zjarr Tv Ad