Dy javë nga denoncimi i lyerjes së fasadave, Bashkia e Fierit ende pa reagim zyrtar

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kanë kaluar dy javë pas publikimit të rastit të godinës së ish-AVN TV, e cila nuk është lyer si të gjitha godinat përreth saj nga bashkia e Fierit. Edhe pse ‘Zjarr Televizion’ ka dërguar dy kërkesa për më shumë informacion pranë kësaj bashkie, ende nuk ka ardhur një reagim zyrtar nga institucioni.

Kujtojmë se para dy javësh një qytetar i është drejtuar redaksisë së ‘Zjarr Televizionit’ për të denoncuar lyerjen e pallateve në qytetin e Fierit. Ai ka shprehur shqetësimin se godina e ish-AVN TV në qytetin e Fierit është neglizhuar nga kjo bashki, duke mos u kryer lyerja e këtij subjekti.

Mes të tjerash vlen të theksohet se; kjo rrugë u rikonstruktua ku të gjithë pallatet janë lyer, ndërsa godina e ish-AVN TV nuk është lyer.

Kjo godinë, është akoma me bojën e 10 viteve më parë. Lyerja e kësaj godine ishte në projekt, por që nuk u realizua.

Nënkryetarja Adela Hysenaj, nuk përgjigjet për kërkesat e qytetarëve.

Gazetarja Greta Hoxha, ka kontaktuar me Neritan Boçovën, i cili është shprehur se nuk kam shumë kohë të të sqaroj, sepse jam duke u marrë me qytetarët, qyytarë këta që kanë sjellë ankesa në këtë televizion, që askush nuk përgjigjet nga kjo Bashki.

Ndërkohë punonjësja e tatim-taksave pranë Bashkisë Fier, Valbona Prenga ka kërcënuar pronarin e godinës me mbylljen e biznesit, pasi sipas saj, ky person rezulton debitor për një subjekt i cili është i mbyllur që në vitin 2014.

Gjithashtu bëhet me dije se Bashkia e Fierit prej 1 viti e gjysmë nuk ka bërë asnjë investim në qytet.

Zjarr Tv Ad