Dy kosovarët tentojnë të futen në Shqipëri, njëri del në sistem i shpallur në kërkim, kur i kontrollojnë makinën i gjejnë dhe drogë

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Adonis Vitija dhe Vullnet Berila janë dy shqiptarët e Kosovës të cilët janë arrestuar nga Policia Kufitare në Kukës pasi gjatë tentativës së tyre për të hyrë në territorin e vendit tonë nga Morina, janë kapur me drogë.

Sipas Policisë, në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, shtetasi Adonis Vitija ka rezultuar person në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës  e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjeti tip “Audi”, me të cilin udhëtonin shtetasit Adonis Vitija dhe Vullnet Berila

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e krahut të shtetasit Adonis Vitija u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Njoftimi i policise:

Kukës

Vihen në pranga 2 shtetas, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Njeri nga të arrestuarit i shpallur në kërkim nga DVP Durrës, për mashtrim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin e shtetasve:

  1. V., 23 vjeç, dhe V. B., 22 vjeç, banues në Prishtinë.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, shtetasi A. V. ka rezultuar person në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjeti tip “Audi”, me të cilin udhëtonin shtetasit A. V. dhe V. B.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e krahut të shtetasit A. V. u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Zjarr Tv Ad