Dy kryeministrat bujtën “në shtëpinë” e tij, sipërmarrësi Gjergj Luca: Faleminderit Ramës dhe Kurtit, zgjodhën vendin e punës dhe të së vërtetës

0
125
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipërmarrësi Gjergj Luca falenderon kryeministrat Rama dhe Kurti që zgjodhën ambientet e biznesit të tij “Fish City” në Labinot, për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. “Faleminderit dy liderëve tanë që zgjodhën këtë vend të punës dhe të së vërtetës”, është shprehur sipërmarrësi i njohur.

“Faleminderit zotit të shtëpisë që ka zgjedhur këtë vend pune për të bërë mbledhjen e dy qeverive tona. I falem shumë ners mikut që na ka bujt në shtëpi dhe na ka respektu. Ndjehem jashtëzakonisht mirë që ka qenë zgjedhja e tyre, e dy liderëve tanë për të zgjedhur këtë vend të punës dhe të vërtetës.

Kjo do të jetë pjesa më e mirë e të dy qeverive, e të gjithë kombit tonë, që ne të kemi mundësi të ecim me ritmin që na takon. Unë e shoh me detaje që këta kanë zgjedhur këtë vend. Unë mendoj që politika duhet të ndejkë ritmin tonë. I gjithë biznesi shqiptar duhet të ndihet kështu, për këtë zgjedhje që kanë bërë liderët tanë”, shprehet Gjergj Luca.

Zjarr Tv Ad