Dy makina përplasen në rrugën e Rinasit, plagosen drejtueset e mjeteve

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë pasdites së sotme rreth orës 16:40, në rrugën e Rinasit u regjistrua një aksident automobilistik.

Dy makina u përplasën me njëra tjetrën, e për pasojë mbetën të plagosura drejtueset e mjeteve.

Ato u transportuan në spital për të marrë mjekim, ku të dyja ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 07.08.2020, rreth orës 16:40, në rrugën e Rinasit, mjeti me drejtuese shtetasen S.U., 30 vjeçe, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen M.P., 22 vjeçe, ku për pasojë janë dëmtuar të dyja drejtueset e mjeteve, të cilat u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën” – njoftojnë uniformat blu.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad