“Dy muaj që nuk funksionon”, ironia e Vojo Bregut: Në këtë laborator do certifikohen farërat dhe fidanët që do lëvizin në “Open Balkan”

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vojo Bregu, ka publikuar disa foto nga laboratori ku certifikohen farërat dhe fidanët, i cili ndodhet në një ndërtesë të amortizuar.

Ai ironizon ministrinë e Bujqësisë, duke shkruar se “Këtu do çertifikohen dhe fidanët që do të lëvizin në hapësirën e OPEN BALKAN”. Bregu bën me dije se prej dy muajsh ky laborator nuk funksionon.

“Ky është laboratori ku çertifikohen farërat dhe fidanët. Me shumë gjasa dhe ata fidanët e farës Ozgan këtu janë çertifikuar. Këtu do çertifikohen dhe fidanët që do të lëvizin në hapësirën e OPEN BALKAN.Se harrova diçka të parëndësishme…Laboratori nuk funksiononte sot….Ka rreth 2 muaj dmth që nuk funksionon”, shkruan Vojo Bregu.

Zjarr Tv Ad