Dy orë leje për protestën, opozita: S’e njohim Policinë e Tiranës

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe pse ora 20:30 është limiti që Policia e Tiranës  ka përcaktuar për opozitarët për të protestuar, Partia Demokratike deklaron se nuk e njeh më atë si institucion.

PD nuk e njeh më institucion Policinë e Tiranës, ndaj edhe kërkesa për leje për të protestuar deri në mesnatë është dorëzuar ndryshe nga herët e tjera pranë komisariatit nr. 1 në Tiranë.

Sakaq forca të shumta policie kanë ‘zbarkuar’ në bulevardin Dëshmorët e Kombit, duke krijuar perimetrin e sigurisë, për mbarëvajtjen e protestës. Janë rreth 1500 forca policore që do të angazhohen për ruajtjen e rendit e sigurisë gjatë protestë, krahas forcave të rendit, në terren do të jenë gjithashtu efektivë të RENEA-s, FNSH e Gardës së Republikës.

Zjarr Tv Ad