Dy persona humbën jetën pasi u vaksinuan me vaksinën kineze /Mjeku Dasho:Të ndërpritet procesi i vaksinimit përkohëshisht

0
187
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku Erion Dasho kërkon që, të paktën përkohësisht, të ndërpritet procesi i vaksinimit në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, ai thotë: “Për shkak të të paktën dy vdekjeve të papritura midis personave që kanë kryer vaksinën CoronaVac (një prej të cilave rast i investiguar personalisht që humbi jetën një ditë pas vaksinimit), i rekomandoj Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit të Imunizimit të pezullojnë përkohësisht fushatën e imunizimit me CoronaVac deri sa këto humbke jete të investigohen dhe të provohen si të palidhura me vaksinën në fjalë”.

“Kjo thirrje nuk ka aspak qëllim të ngjallë panik dhe të dëmtojë një proces të dobishëm siç është imunizimi”, shton Dasho. “Thjesht është në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare të farmakovigjilencës. Dy humbje jete midis rreth 50 mijë të vaksinuarve është një tregues që kërkon kujdes të jashtëzakonshëm! Mbetem i hapur për të komunikuar me përfaqësues të ministrisë dhe komitetit lidhur me rastin që kam investiguar personalisht

Zjarr Tv Ad