“Dy persona kanë marrë peng PD-në!”/ Jonila Godole: Platforma ime u refuzua, partia po nxiton drejt zgjedhjeve pa asnjë analizë për humbjen

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Jonila Godole, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për krizën e thellë të opozitës.

Godole deklaroi se ajo ka propozuar një platformë për të bashkuar Partinë Demokratike, në mënyrë që ajo të garojë si një alternativë fituese në zgjedhjet e ardhshme, por platforma e saj dhe propozimet e deputetëve u refuzuan nga një pakicë në parti, e cila ka vendosur të nxitojë drejt zgjedhjeve për të caktuar Lulzim Bashën kryetar.

Jonila Godole shtoi se PD është marrë “peng” nga dy persona, duke iu referuar Berishës dhe Bashës, të cilët e kanë patur partinë si pronë dhe tashmë që janë ndarë ka marrë secili copën e vet sipas peshës dhe mbështetjes që kanë, duke dëmtuar opozitën.

Pjesë nga biseda në studio:

Jonila Godole: Propozova një platformë që të ecnim me hap më të qetë.

Unë po prisja, pasi mbaruan zgjedhjet, që kryesia të mblidhej, bëra një propozim, me disa pika që do të ishin hapat se si PD duhet të riformatohet dhe të jetë gati për 2025 si forcë fituese. I gjithë fokusi dhe kontributi im ka qenë, se si kjo parti të jetë fituese dhe jo si të mbajë fortë opozitën.
Propozimi një, reflektim dhe analizë për atë që ka ndodhur, me ekspertë të pavarur, me kryesi dhe grup të gjerë pune. Do të përcaktohej edhe anëtërësia dhe të kuptonim si të thithim anëtarësi të re. Më pas të hapej gara për lidershipin edhe me profesionistë në fushat e tyre, që e kanë ngritur karrierën e tyre pa ndihmën e partisë dhe kryetarit.

E gjithë kjo do të mbyllej deri në fund të vitit. Pra reflektimi dhe më pas gara, pasi të certifikohet anëtarësia. Në një Kuvend, kandidatët të shpalosnin platformat e tyre.
Në tremujorin e parë të vitit 2024, partia do të punonte për një program modern, përballë një qeverie të korruptuar. U mbështet edhe nga deputetët. 17 deputetë ishin mbështetur te kjo platformë për të bërë propozimet e tyre. Por në vend të debatit, u nxitua dhe u vendos që të shkohet në zgjedhje në 29 korrik, një proces shumë i nxituar.

Ylli Rakipi: Kjo që ju kishit menduar rezulton një ëndërr. Si ka mundësi që një grup shumë i vogël të marrë peng partinë që ka qeverisur Shqipërinë për gjysmën e kohës?

Jonila Godole: E shoh si një shtëpi të madhe me dy pronarë, që tani janë ndarë. Tani kemi odën e madhe, që e ka marrë njëri dhe një konak të vogël e ka marrë tjetri. PD dhe opozita është e ndarë në dy persona, të cilët e mbajnë peng opozitën.

Zjarr Tv Ad