Dy persona në Mallakastër ranë në pus teksa po e pastronin, ndërron jetë në spital njëri prej tyre

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në  Lofkënd të Mallakastrës, teksa dy persona kanë rënë  në një pus uji. Veliaj dhe Bregu ishin duke pastruar një pus uji kur janë ndeshur në shtresa gazi, duke u dëmtuar rëndë.Pas kësaj ngjarje është  kërkuar ndihma e zjarrfikësve për t’i nxjerrë nga pusi.

Ata janë nxjerrë me shenja jete nga pusi.Por për fat të keq, Besnik Veliaj ka ndërruar jetë ndërsa dërgohej në spital, kurse Bledar Bregu po merr aktualisht kujdes shëndetësor. Nga spitali i Fierit mësohet se gjendja e 33-vjeçarit është e mirë dhe në kontroll nga mjekët

Policia e Mallakastrës/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:40, në fshatin Lofkënd, duke pastruar në një pus uji kanë rënë shtetasit B. B., 33 vjeç dhe B. V., 38 vjeç.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe forcat e zjarrfikëse të cilët bënë të mundur nxjerrjen e dy shtetasve nga pusi me shenja jete, dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad