Dy persona të infektuar me Covid-19 janë larguar nga spitali “Sotiria”

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi, pasditen e së martës, 22 shtator 2020.

Raportohet se dy persona të infektuar me Covid-19 janë larguar nga spitali “Sotiria”.

Po ashtu mësohet se të dy këta persona ishin të huaj, një nga Pakistani dhe tjetri nga Bangladeshi, të cilët arritën të largohen nga spitali pa u kuptuar.

Kjo nuk është hera e parë që një pacient me koronavirus largohet nga një spital pasi ka pasur raste të ngjashme në të kaluarën.

Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile dhe ELAS u shpreh se janë vënë në gatishmëri në lidhje me këto incidente të ndodhura.

Zjarr Tv Ad