Dy standardet e Ramës/ Lejon kullën 16 kate në shëtitoren “Taulantia”! Rikonstruksioni kushtoi rreth 9 mln euro nga taksat e qytetarëve

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nuk dihen kriteret që ka pasur parasysh Rama dhe KKRRT-ja për dhënien e lejes për një hotel 16 katesh në rërë e në det, që do t’i marrë frymën edhe më shumë qytetit. Rama ka firmosur një leje për ndërtim në bregdet, ndërsa në media trumbeton me të madhe luftë ndaj ndërtimeve në rërë e det. Mesa duket, me shumë gjasa rikonstruksioni i shëtitores “Taulantia” qe kushtoi rreth 9 milionë euro nga taksat e qytetarëve e që u tha se do të ishte në shërbim të tyre, do të vihet ne funksion të godinës gjigande, ndaj jo pa qellim janë investuar aty miliona euro. Projekti mesa duket është shume i rëndësishëm për qeverinë pasi zhvilluesi mori si me magji statusin e investitorit strategjik nga qeveria Rama.

Godina që sapo ka filluar të ndërtohet do te ketë 3 kate nëntokë dhe 16 mbi tokë, ku katet e para do të jenë kryesisht njësi shërbimi dhe salla konferencash, ndërsa katet e tjera hoteleri.

Projekti ne fjale është reklamuar si një perspektivë e re për zhvillimin e turizmit elitar në Durrës, por nuk asnjëherë përmendet fakti se ai do të jetë shumë pranë detit duke gllabëruar rërën dhe shëtitoren, të cilat duhej te ishin ne funksion te qytetareve. Ky projekt vjen kundër filozofisë që trumbeton qeveria, për luftë pa kompromis ndaj ndërtimeve në bregdet, por edhe këtë herë duket se Rama dhe qeveria e tij punojnë me dy standarde.

Me datën 2 shtator, Policia nisi punën për shembje që në orët e para të mëngjesit duke shkaktuar panik tek qindra turistë të huaj që po qëndronin aty. Një numër i madh mediash europiane raportuan rreth sulmit të paligjshëm të IKMT-së në “Prestige Resort”. Agjencia greke “ERT News” në një artikull të saj shkruan se “shembja e një hoteli në Shqipëri ka bërë bujë të madhe”, dhe se kjo është “hakmarrje e Edi Ramës”.

Kompleksi “Prestige Resort” në bregdetin e Adriatikut pranë Durrësit i përket grupit më të fortë mediatik në vend, me president Irfan Hysenbelliu. Grupi i tij mediatik ndjek një linjë të ashpër kritike ndaj qeverisë Rama. “ERT” shkruan se “është fakt se grupi ‘Hysenbelliu’, me disa kanale televizive dhe gazeta, është protagonist në vend në zbardhjen e skandaleve të mëdha qeveritare të korrupsionit dhe paligjshmërisë, të tilla që së bashku me luftën e opozitës shkaktojnë dhimbje koke dhe dridhje në qeveri”.

Zjarr Tv Ad