Dy persona janë arrestuar nga policia e shkodrës pasi tentuan të dërgonin jashtë kufirit 14 emigrantë kundrejt një pagese.
Shtetasit me iniciale H.S., 22 vjeç, banues në Irak dhe E. V., 19 vjeç, banues në fshatin Tapizë, Tiranë po udhëtonin me mjetin e tyre tip Ford drejt kufiriti me Malin e Zi.
Brenda furgonit ata po transportonin 14 emigrantë nga vendet e treta dhe u kishin marrë nga 120 euro për person me destinacion vendet e BE-së.
Ndalimi i tyre u bë në vendin e quajtur “Rruga e Lulashpepajve”, në fshatin Hot, Malësi e Madhe.
Gjatë kontrollit të irakianit me iniciale H. S. iu gjetën 1940 euro, të cilat ia kishte marrë shtetasve të huaj që po transportonte.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.