Dy vajzat i marrin jetën nënës, shkak celulari

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas hetuesve shkaku mendohet të jetë një dënim i dhënë nga viktima për dy vajzat. Kjo pasi këto të fundit tentuan ta shtypin me makinë sepse mamaja i kishte marrë telefonat. Vajzat nuk e kanë pritur mirë këtë gjë dhe arritën në aktin fatal. Hetuesit thanë se 32-vjeçarja u godit disa herë me thikë dhe më pas u qëllua një herë në kraharor me pistoletë me kalibër të vogël.

Pas vrasjes vajzat ishin shumë të qeta dhe shkuan në shtëpinë e një fqinji dhe i kërkuan t’i shoqëronte me makinë, pasi gjyshja e tyre sapo kishte vdekur. Por, fqinji telefonoi 32-vjeçaren për ta konfirmuar dhe duke mos marr asnjë përgjigje, ai i largoi vajzat.

“Kur ne arritëm, Erica ishte shtrirë në tokë dhe ishte pa ndjenja. Kur u afruam pamë gjakun i cili ishte ende i freskët. Madje dhe thika me të cilën u godit ishte ende në kurriz të Ericas,”-treguan familjarët.

Vajzat do t’i nënshtrohen ekspertizës mendore, por mbi to rëndon akuza për vrase dhe do të gjykohen sipas ligjit

 

Zjarr Tv Ad