Dy vëllezër futen në qeli për 95 bimë kanabis të mbjellura afër tokës së tyre

0
144
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë në Mallakastër, pasi në afërsi të tokës së tyre, u evidentuan 95 bimë narkotike canabis sativa.

Bëhet fjalë për P. I, 44 vjeç dhe M. I 27 vjeç, banues në Çorrushit të Mallakastrës.

Në Tropojë, 2 persona me inicialet E.D., dhe S.D.,janë shpallur në kërkim, pasi pas kontrollit në banesën e tyre, janë gjetur u gjetën fidanë në gota plastike në tentativë për t’i kultivuar.

Për këtë çështje, janë proceduar në gjendje të lirë, kryetari i fshatit Papaj, shtetasi B.H., dhe Inspektori i Pyjeve F.M., për veprat penale “Moskallzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Policia bën me dije se në të gjithë territorin vijojnë kontrollet masiv  për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, me dronë dhe me efektivë policie në terren. Kontrolli i territorit, thotë policia do të vijojë pa ndërprerje, duke kontrolluar edhe zonat më të largëta falë përdorimit të flotës së dronëve apo helikopterëve.

Zjarr Tv Ad