Dy vite burg për Adriatik Llallën/ Reagon Yuri Kim: Askush nuk është mbi ligjin, prokurorët të vijojnë punën për zyrtarë të tjerë…

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ka reaguar për vendimin e marrë ditën e djeshme nga Apeli i GJKKO, për ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Yuri Kim shkruan se kjo është një gjë e mirë dhe tregon se drejtësia po punon. Teksa ambasadorja shton se askush nuk është mbi ligjin dhe i nxit prokurorët të vijojnë punën për zyrtarë të tjerë.

“Është mirë të shihet që drejtësia po punon kundër zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve – pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm – të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar. Askush nuk është mbi ligjin.’- shkruan Yuri Kim.

Zjarr Tv Ad