Shkatërrohet rruga Skrapar-Përmet.LSI, Çela:”Rilindja ,propagandë 3D”

0
87

Cilësia e dobët e punimeve në rrugët që rindërton kompania ‘Salillari’ nuk i ka shpëtuar as aksi Çorovodë-Përmet. Rreth 2 vjet më parë kompania përuroi me bujë dhe pompozitet aksin e parë të kësaj rrugë 5 km të gjatë. Pas kaq kohësh rruga nuk ka më të njëjtën pamje. Duket se punimet pa standarde kane bërë që ajo të pësojë rrëshiqtje të mëdha dhe të ketë dëmtime të bazamentit. Dhe për këtë kompania ‘Salillari’ nuk ka marrë asnjë përgjegjësi. Denoncimi është bërë nga drejtuesi politik i LSI-së në qarkun e Beratit Ardit Çela i cili nëpërm jet një video në rrjetin e tij social dokumenton dëmtimin e rëndë që kjo rrugë ka pësuar dhe akuzon rilindjen për propagandën e rrugëve të vizatuara 3D që publikon.

“Për Rilindjen nuk është prioritet lidhja e Skraparit me Përmetin, përkundrazi kanë mbi 3 vjet që e kanë bllokuar vazhdimin e rrugës kur kanë ngelur vetëm pak kilometra. Për Rilindjen nuk është prioritet as lidhja e Skraparit me Korçën, përndryshe asfaltimi i rrugës deri në Panarit do kishte mbaruar me kohë! Qytetarët e dinë shumë mirë të vërtetën. Për Rilindjen nuk ka prioritet tjetër, vetëm vjedhja e fondeve”-shkruan Çela.

Nisur nga denoncimet dhe shqetësimi i banorëve për lenien në mes të kësaj rruge dhe ndërtimin e dobët nga kompania ‘Salillari’ Ardit Çela bën thirrje që 25 Prilli të jetë një referendum popullor për të shporrur mashtruesit dhe shpërdoruesit e Rilindjes.

Rruga në fjalë nuk është e vetmja e ndërtuar nga kompania ‘Salillari’, që ka përfunduar në këtë gjendje. Pak ditë më parë rruga në afërsi të Borshit u fundos duke u bërë e pakalueshme dhe e rrezikshme.Gjendja e saj ka bllokuar qarkullimin normal në aksin e rëndësishëm Himarë- Sarandë.