Endri Fuga, drejtor i agjencisë kontroverse për Median dhe Informacionin, që njihet ndryshe edhe si Ministria e Propagandës, deklaroi para pak ditësh se ky institucion bazohet te modeli gjerman.
Edi Rama ka vendosur të ngrejë një Ministri të Propagandës në kohën kur liria e medias në vend është në rënie të lirë dhe qeveria është nën kritika për mungesë transparence.
Agjencia EurActiv, versioni gjermanisht, thotë se pretendimi i Fugës se duan të ngrenë një agjenci sipas modelit gjerman, nuk qëndron.
Lidhur me ktë ka reaguar edhe gazetari Ylli Dylgjeri i cili me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook shkruan që EurActiv ka 100% të drejtë kur thotë se Agjencia shqiptare nuk përngjet aspak me atë gjermane teksa i kërkon Endri Fugës të sqaroj se cilës propagande gjermane i ngjason agjencia e tij.
Postimi i plotë nga Ylli Dylgjeri:
Euroactiv ka 100% te drejte kur thote se Agjencia shqiptare nuk perngjet me ate gjermane.
Po, Agjencia e Propagandes e krijuar nga Rama nuk ka ngjashmeri me ate gjermane sot. Ka tjeter permase lire e kriteresh Agjencia gjermane e lajmeve. Nese kerkon krahasim mund te na sqaroj se
ngjashmerine e ka, por me thelle ne historine e gjermanise. Pikat e takimit te saj sot jane me Ministrine e Propagandes Gebelsiane.
Pra, jo te gjermanise sotme.
Pse do me thoni ?
Me ardhjen e Rames ne pushtet
u centralizua edhe propaganda. U lidh fjala. Ngriu. Vetem Kryeministri del ne publik e flet pa fund. Ministrat u frenuan, drejtoret u ngrine. U larguan nga administrata e larte specialistet per 4 vargje te shkruara ne FB. U denua nga Kryeministri me 60 dite ngrirje gazetarja pse e pyeste Ate.
Media pesoj deformimet e veta me lirine e fjales.
TV e me pas me shtypin i shkruar shkoj drejt falimentit nese nuk informonte si Qeveria. U centralizua gjithshka. U blene analistet.
Cdo kush sot e sheh kete centralizim te Top Channel, te Klan, te Vizion Plus, Report TV, etj, etj.
Na kujtohen me ironi pershendetjet e djeshme te Rames: “Te fala Sandrit”, dhe me pas binjakezimi me te kur Ai erdhi ne qeverisje. Na kujtohet kujdesi permanent per emrime i gazetareve te Topit dhe drejtuesve te Tij ne sektoret dhe institucionet shtetrore, per te vazhduar me pas me banaqet e blinduara ne TV-te shqiptare me sejmenet e Rames.
Mjaftojne keto per te kuptuar rivendosjen tinez dhe me pas hapur te fjales propagande ne Mardhenjet Publike. E fjales popull ne vend te fjales publik.
Edi Rama punoi ne keto vite tinezisht me agjitpropin e Tij.
Kudo ne Ministrite e linjes drejtuesit e mardhenieve publike miratoheshin me pare nga zyra e propagandes se Kryeministrit per te filluar pune. Po ashtu edhe lajmi qe trasmetonin ishte i diktuar e miratuar. Radikalizimi kaloi cdo prag. U ble media nga kompanite mafioze te inceneratoreve. Shifrat e honorareve dhe pagesave me bordero nga to, jane maramendese. Drejtuesit e larte te Administrates Publike u zhduken nga komunikimi ne media me Publikun.
Ne Kryeministri u shkri Drejtoria e Informacionit Shtypit dhe Letrave e perbere nga 12 punonjes te sherbimit civil e me pas u atashua prane ATSH-se. Ishte kjo levizje tranzite e zyres qe
u zevendesua sot me nje Agjenci ne format Ministrie me 69 punonjes militante me “gjak Fuge”. Kjo shihet ne mbulimin, markimin e lajmit te portaleve dhe informacionit te politizuar e te pergjysmuar, qe pergenjeshtrohet me pas nga mediat serioze nderkombetare. Jane keto pergenjeshtrime qe sot nxjerrin zbuluar lajmin fake te Kryeministrit dhe idealizmin e deklaruar te Fuges.