Dylgjeri: Kodi Etik apo Kodi i Edi Ramës?

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Dylgjeri

Ukraina po digjet e shkrumbohet çdo orë. Europa dhe Amerika sot janë në gadishmeri Nr. 1 lufte. Tensioni në Ballkan vlon nën konflikte dhe garën e armatimeve. Ushtria e veshur me uniforma e antiplumb pret urdhërin… Zjarr!

Kjo është pamja rreth nesh sot. Ndërkohë, këtu, qeveria shqiptare po kërkon më shumë etikë!? Pasi i zgjidhi morinë e halleve dhe krizën globale, po kërkon të kalojë një Kod të ri Etik, pas 9 viteve të drejtimit të saj antietik, kur shkeli jo vetëm “Kanunin” e çdo kod zakonor, por theu çdo ligj e moral demokratik, prishi etikën, marrëdhëniet publike, theu rregullat e udhëtimit, derisa kryeministri u bë lajm e gazi i botës, duke u zbritur nga avioni me policë.

U futën në burg ministra të korruptuar e deputetë. U shpallën non-grata nga SHBA kryetarë partish e bashkish. Rama nuk la gangster e bandit pa mbështetur, i veshur herë-herë si ata me qillota të zeza, apo brekushe e xhybe. Në ceremoni e takime protokollarë bënte sfilata me mjekër dhe e bëri atë modë për vartësit, deri në majmunëri. Publiku kopjon si vishet e sillet i Pari në vendet e vonuar demokratikisht.

Sot, ky mashkull “trendy” na kërkon një Kod të Ri Etik!?

Po Kodi Etik aty ka qenë, në administratë e në çdo ministri. Në zyrë vihej me kostum e kollare, femrat me kostume apo fustane të rregullt, komunikimi ishte i normuar, gjuha, pritjet, orari i takimeve etj., ishin rregulla të pranuar të nëpunësit civil. Ajo që ndryshoi në kohën Rama, ishte përdorimi i Facebook-ut. Administrata sot në rresht i bën “like” ministrit apo titullarit deri në legenllëk pse mban një fjalë rutinë në një mbledhje. Bile bëhet edhe inventar “like”-sh.

Atëherë kush e thyente etikën në administratë?

Ja shikoni foton e çiftit Rama më poshtë. Në ditën e zgjedhjeve kombëtare, shkon si në cirk, me patallona të shkurtra, në kutinë e votimit. Dhe publiku i sheh leshin.

Në SHBA, me kod etik, gratë në zyrë, në administratë, i mbajnë fundet një dollar mbi gju, ndërsa këtu te ne i mban burri i parë i shtetit?!

Sot nuk lejohet të luajnë bixhoz ministrat, por bixhozin në administratë në fakt e solli ish-kryeministri socialist para Ramës, që sot e propozon grupi parlamentar për president. Më tej vesin e vazhduan ministrat, drejtorët, e të gjithë ata që fitojnë lekë nga tenderat publikë.

Për të mos e zgjatur, Rama i ka harxhuar të gjitha lëvizjet. Kodi Etik është farsa e radhës.

Zjarr Tv Ad