Dylgjeri për ambasadorin Borchardt/ ‘Që të shikosh nga afër publikun e revoltuar nga Rama’,

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të gjithë ndërkombëtarët u vunë në rresht për të mbrojtur ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Borchardt, vetëm se këtij të fundit ca të rinj i shkruajtën në murin e pallatit ku jeton “Turp të të vijë” në gjuhën angleze.

Madje e cilësuan si kërcënim një shkrim mural që ishte thjesht një vënie në dukje e deklaratës së turpshme që prodhoi OSBE në Tiranë, që e etiketoi protestën e opozitës si dhunë kriminale, ndërsa çuditërisht nuk evidendon asnjë formë të dhunës nga qeveria dhe strukturat e saj që godasin pa mëshirë mbi qytetarët që kanë dalë aty për të mbrojtur aty të drejtat e tyre kundër një qeverie që i sulmon me gaz lotësjellës.

Për ta mbrojtur ambasadorin e OSBE-së Borchard dhe që ky i fundit të mos ketë turp po të dalë ta shukojë vetë dhunën në terren se në krahun e kujt anon, analisti Ylli Dylgjeri ka vendosur ti bëjë një dhuratë speciale ambasadorit Borchard, një kasketë motori të kuqe me logon e OSBE.

“Një dhuratë për Her Borchardt…

Pas qëndrimeve prej mantenute të Shefit të OSBE-së në Tiranë Borchardt, u kujdesa ti bëj një dhuratë. Dhe e gjeta me mundim, një send që do ti përshtatet. Ja, një skafandër po i dhuroj, pavarsisht kokës së madhe që ka ky autoritet mëndjevogël, që po “drejton” misionin prestigjioz të Sigurimin dhe Bashkëpunimin Ruropian. Meqënëse bashkëpunimi i këtij kllouni politik është thellësisht i njëanshëm, (kujtoj këtu dhe një dalje të hershme nga zyra e Ministrit të Brendshëm Tahiri ku nuk mugoi servilizmi) po i dhuroj këtë send mbrojtës për të marrë pjesë në protestat e rradhës të Opozitës në bulevardin Deshmorët e Kombit.Po ja dhuroj  për të parë nga afër publikun e revoltuar nga qeverisja e mbrapshtë e Edi Ramës.

I them njëkohësisht:

Mos kij frikë nga dalja në publik! Nuk është hera e parë që një Shef i OSBE del të shohë nga afër protestat. Më mirë dil, se edhe po tu dogjën leshrat e verdha nga fishekzjarët, shpërblim do marrësh nga Vjena.

I pari Juaj, që ka dalë në bulevard ka qënë Dan Everts. Ishin vitet 90 dhe Komandant i Gardës së Republikës ishte i nderuari Dane Binaj.

Kujtoj që edhe  asokohe kam shkruar një artikull me Titullin: “Dy Danet e bllokut”. Danja i OSBE-së u bë aq i afërt me ushtarët sa më shpejt zbatoheshin urdhërat e Dan Everts-it se ato të Komandant Dane Bines…!

Por ngjarjet thonë se kur përsëriten në histori bëhet komedi për herë të dytë.

Mere e ta gëzosh skafandrën o Her Borchardt!

Te sheshi na ke…”, shkruan Dylgjeri.

 

Zjarr Tv Ad