Dyshimet mbi ekzekutimin në Selenicë, shihni kush është viktima

0
142
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbulohet fytyra e 47-vjeçarit Laver Tozaj i cili njihej në dokumente si Nikola Ikonomi, personi i cili u vra me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të mërkure, në Selenicë.

Viktima u gjet i qëlluar disa herë me armë zjarri pranë shkollës 9-vjeçare të Selenicës, ku pavarësisht dërgimit në spital, mjekët e deklaruan të vdekur.

Nga hetimet e policisë rezulton se Laver Tozaj është qëlluar me pistoletë, ku një plumb e ka kapur në kokë dhe dy të tjerë në trup.

Gjithçka ndodhi, pak pasi Laver Tozaj, alias, Nikola Ikonomi, ishte ngritur nga një kafe.

Policia dyshon se vrasja është kryer nga një pistoletë me silenciator dhe për këtë arsye, nuk janë dëgjuar të shtëna.

Paraprakisht dyshohet se viktima mund të jetë i përfshirë në trafikun e drogës, teksa hetimet lidhur me ngjarjen janë në vijim.

Ikonomi nuk ishte një person i panjohur për policinë, pasi në vitin 2005 ka qenë i arrestuar për trafikim të lënde narkotike.

Në atë kohë ai u arrestua së bashku me tre persona të tjerë të përshirë në një grup kriminal. Arrestimi i Tozajt në vitin 2005 u bë pas katër vitesh hetim, ndërsa rezulton se 47-vjeçari dhe të arrestuarit e tjerë kishin trafikuar 1145 kg hashash në Kakavijë.

Banorët e fshatit Resulaj të Selenicës e njihnin 47-vjeçarin me emrin Laver Tozaj, teksa prej disa vitesh e kishte ndërruar emrin në Nikola Ikonomi

Zjarr Tv Ad