Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ka përfunduar në prangat e policisë kufitare greke në Kakavijë një shqiptar që dyshohet të ketë qenë pjesë e ISIS. Pasditen e kësaj të hëne u bë arrestimi i Leonard Rustemit, i cili është me origjinë nga Berati. Arrestimi u krye pasi emri i tij rezulton në listën e personave të dyshuar si pjesë e organizatës terroriste ISIS dhe se për disa vite kishte jetuar në Turqi dhe Lindjen e Mesme. Policia greke konstatoi se Rustemi, rezultonte në listën e personave të dyshuar si anëtarë të shtetit islamik, ISIS.
Ndalimi i tij u bë teksa ishte pasagjer i autobusit të linjës Berat-Athinë dhe kishte si destinacion Pireun. Për të vendosur për masën e sigurisë, Leonard Rustemi do të dalë para gjykatës së Janinës.