Policia e Durrësit ka proceduar penalisht 11 shtetas, pasi shfrytëzonin për të lypur fëmijë dhe nipër të moshave 2-13 vjeç.
Gjatë patrullimeve të vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, policia ka konstatuar se të mitur edhe në stadin foshnjor, shfrytëzoheshin nga të afërmit e tyre, për të lypur.
Policia e Durrësit apelon për prindërit dhe qytetarët që të mos shfrytëzojnë të miturit për veprimtari ekonomike të papërshtatshme me moshën e tyre, pasi përveç se përbën një paligjshmëri të dënueshme nga Kodi Penal, ky veprim dëmton dhe shëndetin psiko-emocional të fëmijës.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Shfytëzonin për të lypur, fëmijë dhe nipër të tyre, të moshave 2-13 vjeç, procedohen penalisht 11 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimeve të vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, kanë konstatuar se të mitur edhe në stadin foshnjor, shfrytëzoheshin nga të afërmit e tyre, për të lypur.
Për këtë veprimtari kriminale, janë referuar materialet procedurale në Prokurori, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, për këta shtetas , pasi në 7 raste, janë konstatuar në zona të ndryshme të qarkut, teksa shfytëzonin për të lypur, të mitur të afërm të tyre, me mosha që varionin nga 2 vjeç deri në 13 vjeç.
Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, do të vijojnë.