Dyshohet se u mbyt ditën e djeshme në Farkë, vijojnë kërkimet për trupin e 45-vjeçarit.

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Familjarët denoncuan se i afërmi i tyre mund të jetë mbytur në Farkë.

Polumbarët janë në kërkim të shtetasi B.H., 45 vjeç.

Të pranishëm në kërkimet që po bëhen edhe në këto momente janë edhe familjarët e 45-vjeçarit.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Në Liqenin e Farkës, nga deklarimet e para të marra nga familjarët dyshohet se është mbytur në liqen shtetasi B. H., rreth 45 vjeç.

Është bërë njoftimi i polumbarëve për kërkimin e trupit të 45-vjeçarit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad