E akuzuan për dizinformim, gazetarja i përgjigjet Ramës dhe Çuçit: Pajisja s’ka lidhje me TIMS

0
207
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Dorjana Bezati i është përjigjur kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ku ky i fundit ditën e sotme e akuzoi atë për dizinformim.

Përmes një postimi në “Facebook”, Bezati bën me dije se pajisjet elektronike në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, nuk kanë lidhje me sistemin TIMS, i cili ishte jashtë funksionit.

Ajo theksoi se këto pajisje ishin funksionale dhe gjatë ditës së shtunë kur Ministria e Brendshme bëri me dije se sistemi TIMS nuk punon pas një sulmi kibernetik.

“Pajisja elektronike pas shpinës time në Aeroportin “Nënë Tereza”, Rinas, nuk ka lidhje fare me sistemin TIMS. Ato jane boarding pass që ishin funksionale edhe gjatë të shtunës kur pranohej dhe nga Ministria e Brendshme se TIMS nuk punonte.

Lajmi sot u konfirmua nga 3 burime. Nga policia kufitare dhe jo vetëm, qytetare që hynë në Shqipëri dhe dolën prej saj dhe nga siguria e aeroportit.

Faleminderit!”, shkruan ajo.

Kujtojmë se ditën e sotme ministri Çuçi në llogarinë e tij publikoi një kronik ku gazetarja shfaqej nga aeroporti teksa po transmetonte situatën aty. Ajo u shpreh se sistemi TIMS ka probleme, mirëpo ministri e akuzoi për dizinformim pasi pas shpinës së gazetares shiheshin disa persona teksa skanonin pasaportat elektronikisht.

Ky status u ripostua dhe nga kryeministri Edi Rama, i cili preferoi të thoshte vetëm një fjalë: Pa koment!

Zjarr Tv Ad