E akuzuan si ish-sigurims, anëtari i KLP padit Autoritetin e Dosjeve

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bujar Sheshi, anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, padit në Prokurori Autoritetin e Dosjeve.

Padia e tij bëhet për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Gjithçka pas akuzave të hedhura ndaj tij, se ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Në padinë e tij Sheshi thotë se të dhënat e Autoritetit të Dosjeve janë të rreme.

Lidhur me akuzat ndaj Sheshit, ditën e hënë reagoi edhe Prokuroria e Përgjithshme.

Organi i akuzës tha se pjesë e dokumenteve të dorëzuara prej kandidatit Bujar Sheshi, ishte deklarata e tij individuale, e nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, si detyrim ligjor i nenit 108, pika 3, shkronja “d” e ligjit nr. 115/2016, sipas të cilës, nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor apo i favorizuar i ish-Sigurimit të Shtetit deri më datë 2 Korrik 1991 si dhe Formulari përkatës i Autoritetit të Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).

Me shkresën nr. 2873, datë 26. 10. 2018, Prokurori i Përgjithshëm i është drejtuar AIDSSH, për të verifikuar kandidaturën e prokurorit Bujar Sheshi, në ushtrim të funksioneve të tij, në zbatim të nenit 29, pika 1 të Ligjit nr. 45/ 2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”.

Zjarr Tv Ad