E ardhmja e shqiptarëve, vetëm pa Edi Ramën!!

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Qamil Gjyrezi

Vendimet kryesisë dhe këshillit kombëtar të P.D.-së dhe liderit Lulzim Basha për “Shqipërinë pa Edi Ramën”, qeveri tranzitive dhe zgjedhje të lira, janë historike dhe vendimtare për fatin politik të shqiptarëve! Largimi i Edi Ramës dhe qeverisë së Rilindjes, do të fillojë një etapë të re në Shqipërinë post-moderne! P.D. i ka marrë këto vendime e detyruar nga situata politike, ekonomike dhe sociale në vend, si pasojë e qeverisë që kultivoi haptas “kanabisin dhe heroinën”.

PD i ka lidhur fatet e saja me fatet e Shqiptarëve që kërkojnë një Shqipëri më të mirë, pa Edi Ramën! Lideri demokrat Lulzim Basha në mbledhjen e kryesisë, ka bërë tre propozime që duket se do të përcaktojnë edhe fatin politik të Shqiptarëve.

Lideri Basha i propozoi kryesisë që: 1.Regjistrimi në zgjedhje të ndodhë vetëm pas krijimit të kushteve që ato të mbahen të barabarta; 2.Në rast të kundërt të mos lejohet mbajtja e zgjedhjeve fasadë. 3.Të mandatohet kryetari i partisë dhe sekretari i Përgjithshëm per të negociuar me partitë aleate marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira.

Të gjitha vendimet e kryesisë së P.D.-së, janë të lidhura me projektin dhe ideologjinë që ka kjo forcë politike për të ardhmen e Shqiptarëve me një qeveri për njerëzit dhe në shërbim të njerëzve. Krijimi i kushteve që zgjedhjet të mbahen të barabarta është kërkesa minimale për një vend që kërkon integrimin në BE. Rilindja edhe në këto ditë të protestave dhe krizës totale në vend thur ditë e natë intriga, si ish-baballarët e tyre politik dhe ish-sigurimi i shtetit, se si të krijojë një “skemë” për vjedhjen e radhës të zgjedhjeve lokale, duke blerë varfërinë e madhe të shqiptarëve!

Zgjedhjet fasadë janë të pa pranueshme më për shqiptarët. Do të ishte me vend që të gjithë intelektualët vecanërisht dhe profesorët e universiteteve dhe media ta mbështetnin hapur këtë vendim të P.D.-së! Edhe mandatimi Liderit Lulzim Basha dhe sekretarit Gazment Bardhi për të negociuar me partitë aleate marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira është me vend! Zoti Basha dhe Zoti Bardhi janë dy figura shumë të rëndësishme për P.D.-në dhe janë garant i politikës së re liberal-demokrate në të ardhmen!

P.S.-ja, Rilindja e “drogës dhe korrupsionit” i largoi qindra e mijëra shqiptarë me një strategji të caktuar. Prandaj shqiptarët kërkojnë një Shqipëri pa Edi Ramën! Mrëmë në darkë duke ecur në rrugët tradicionale të qytetit të Shkodrës e shikon sinqerisht që janë të boshatisura, sikur ka rënë ndonjë “sëmundje”! Është krijuar me të vërtetë një “boshëllek njerëzor”, një situatë sureale! As në fillim të viteve 90-të, mbas izolimit 50 vjecar, nuk ka ndodhur një fenomen i tillë, mbasi kishte shumë ëndrra dhe besim për të ardhmen!!

Edhe mbas mbledhjes së këshillit kombëtar Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklararoi qartë: “Pa largimin e Edi Ramës nuk ka dialog”! Protestat për largimin e Ramës duhet të vazhdojnë! Protestat janë e vetmja rrugë e P.D.-së dhe opozitës për largimin e shtetit që po i largon, izolon dhe po i përdhunon në deri në palcë shqiptarët! Shqiptarët duhet të vendosin vetë për fatin e tyre politik, me të gjitha format dhe mënyrat vetëm pa Edi Ramën!

Zjarr Tv Ad